• |
ide | kryesore

Tahiri koshient për arrestimin, paralajmëron kundërshtarët: Të jeni të bindur…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri u shpreh i bindur se e vërteta për pafajësinë e tij do të zbardhet edhe nëse do të jetë në qelinë më të largët të burgut.

Tahiri e ka të qartë. Diku pas orës 11:00 nesër, kur të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe qartazi do të votohet pro ‘zhveshjes’ së tij nga imuniteti, ai do të arrestohet.

Duke marrë shkas nga deklaratat e Tahirit që zotohet për pafajësi, gazetari Blendi Fevziu e pyeti ish-ministrin se kush fshihet pas arrestimit të tij.

Fevziu përmendi edhe emra, duke filluar që nga Rama, Adriatik Llalla, e deri tek Fatmir Xhafaj, por Tahiri u tregu i rezervuar në përgjigje. Ish-ministri i ‘premtoi’ Fevziu se do të vijë një kohë që do të merret me këta persona (që supozohet se komplotuan kundër tij).

“Unë do sakrifikoja vetëm për qetësinë e familjes sime, s’më interson kjo loja kukafshehtasi, por të jesh i bindur që do vijë dita ime të merrem edhe me ta.” – u shpreh Saimir Tahiri në emisionin “Opinion”.

©LAPSI.AL  



2 Comments

  1. -Dhe të jesh e bindur ti moj shoqe…
    – Jo moj shoqe, jo, ti të jesh e bindur.

    vrkrn Tahir, jepi kurajo vetes, se po të vazhdojë siç ka nisur… s’ka të paguash për gjykim të shkurtuar e të tjera si këto. Ndoshta takohesh me kolegët e atje për ku je nisur, e i fusin ndonjë mini kampionat futbolli. Me skuadra të plota, 11 vetë për skuadër plus rezervat.

  2. Po Metën ë arrestojnë dot nëse kanë fakte që është i implikuar në aktivitete kriminale? Se ai është edhe komandant i përgjithshëm, të vë përballë ushtrinë???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *