• |
ide | kryesore

Basha: Tahirit iu dha 24 orë kohë për të shpëtuar ministrat e tjerë nga ‘fundosja’

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha e lexon vendimin e sotëm të Ruçit për t’i dhënë edhe një ditë kohë Saimir Tahirit në Këshillin e Mandateve si një mundësi për të shkatërruar prova që e lidhin atë me Ramën dhe ministrat e tjerë të kabinetit “Rama 2”.

Sipas Bashës, do të çohen negociatorë për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën.

“Saimir Tahirit i mbetën 24 orë gjatë të cilave do shkatërrohen prova, do priten fijet mes Tahirit, Ramës, ministrave të tjerë të kabinetit “Rama 2″ që figurojnë në përgjime, do cohen negociatorë për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën”.

Në deklaratën për mediat nga selia blu, Lulzim Basha shtoi se e vërteta që lidh Ramën me Tahirin është më e fortë se retorika e tyre për të bërë drejtësi.

“Shqiptarët kanë parë sot se si Rama ka mbrojtur Tahirin. Që është kapur në flagrancë nga Italia në trafikun e drogës dhe armëve. Tahiri merrte shuma të mëdha parash në këmbim të kësaj bande për t’ju siguruar siguri nga policia. Këto prova, që drejtësia italiane po i administron dhe prova të tjera janë paraqitur nga prokuroria, me qëllim heqjen e një privilegji i imunitetit parlamentar. Rama tregoi se është në krah të Saimir Tahirit. E vërteta që i lidh është me e fortë se retorika për të bërë drejtësi.” – tha Basha.

©LAPSI.AL 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *