• |
ide | kryesore

Si interpretohet fjalimi i Ramës/ Pro apo kundër Tahirit?

Arkiva, Kryesore

Shumëkush që e ka dëgjuar falimin e Edi Ramës të hënën në mëngjes me siguri i ka bërë pyetjen vetes: Çfarë donte të thoshte kryeministri përmes frazave të zgjedhura me kujdes? Cili ishte mesazhi i tij? A u përtgjigj ai për pyetjen që ngriti vetë nëse besonte apo jo në fajësinë e Tahirit?

Fjalimi i Ramës qe një përpjekje e kuruar mirë nga ana leksikore por katastrofale nga ana e mesazhit politik, sepse ai tentonte të krijonte koherencë mes dy koncepteve të papajtueshme:

Nga njëra anë Rama pretendon se kundër Tahirit deri më tani nuk ka asnjë provë, vetëm “4 letra bakalli” të një prokurorie që ka si qëllim bashkë me aleatë të tjerë të rrëzojë qeverinë.

Po atëherë pse përballë një prokurorie që nuk paraqet asnjë provë dhe që po luan politikisht, Saimir tahiri u dashkërsh përjashtuar nga PS dhe grupi i saj parlamentar???

Ky konfuzion duket edhe përgjatë fjalimit të kryeministrit. Nga njëra anë ai thotë se është i pari pas prindërve të Tahirit që e do pafajësinë e tij. Ai e paraqet ish ministrit si njeriun që për gjatë katër viteve ka folur edhe më shumë sesa me të birin Zahon. Por ndërkohë që thotë këto ai di ta vizatojë edhe me të zezë ish anëtarin më “të suksesshëm” të kabinetit: “Uroj që të mos jetë pishmani më i madh i jetës sime”, “një vemje që turpëron fjalën njeri”.

Pra si shpjegohet pyetja që Rama e shtroi mbi 5 herë dhe mbeti gjihnjë pa përgjigje, nëse është i fjashëm Saimir Tahiri?

Ajo spjegohet vetëm me abiguitetin e Ramës i cili është në padije të plotë për dokumentat dhe provat që gjenden përtej Adriatikut. Fjalimi i tij është një përpjekje për të luajtur aq sa i lejon fushëpamja e vet, ndërkohë që të tjerët (ndërkombëtarët) kanë një fushëpamje shumë më të gjërë. Prandaj Rama është ambig.

Prandaj ai do të përmbledhë në një fjalim gjithë frikën dhe ankthin që ngërthen brenda vetes. Prandaj ai e Mbon Tahirin duke e paraqitur si një viktimë që po përdoret për të rrëzuar qeverinë në vigjilje të hapjes së negociatave dhe herë e anatemon atë, që megjithëse sipas tij pa fakte e përjashton nga PS dhe grupi parlamentar.

Pra edhe njëherë sot Rama mori vendim për të mos marrë vendim. Nesër nëse dalin fakte të reja ai do të thotë e shita Tahirin që në 23 tetor. Nëse kjo aferë shfryhet ai mund të bërtasë triumfator: “E patë si e mbrojta Tahirin”. Fjalimi i sotëm pa mesazh i la hapur të dyja këto mundësi.

 

©Lapsi.al

 

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu