• |
ide | kryesore

Berisha: Ka klane po festojnë goditjen e Tahirit dhe “kodi i mafias” që ai nxori në “Opinion”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha tha në studion e gazetares Eni Vasili në Neës24 se ka edhe klane që po festojnë goditjen e Tahirit, por nuk i përcaktoi ato.

“Unë di klane që po festojnë goditjen e Tahirit”- tha Berisha i cili bëri një renditje të disa deklaratave duke këmbëngulur se Rama e mbrojti Tahirin për shkak të frikës së publikimit të dosjeve të reja.

“Opozitës iu dha dosja. Nga iu dha e kam akoma të paqartë. Edi Rama nxorri në fillim Fatmir Xhafën. Ai tha se “ky është një hetim i italianëve”. Vetë Rama më pas tha vetë se “ne nuk pengojmë drejtësinë” dhe pastaj kryetari i grupit përsëriti të njëtën. Kjo ndodhi të martën.

Të mërkurën. Nisi një betejë që ai të mos shkonte në emisionin “Opinion”. Ai shkoi por aty faktoi “banditin që foli me kodin e mafies”. Ai dha mesazhin: “Krye-kumbari më ka lëshuar. Unë do shkoj në burg. Nuk tregoi asnjë tjetër. Duke qarë dhe duke u dridhur tha se kush është pas kësaj çështjeje unë do t’ja laj”.

Më pas Tahiri shkoi në shtëpi dhe morri në telefon Gaz Demin. I ka thënë: “I thuaj asaj… (se nuk po e them si u drejtohet ai) do t’i bëj publike 1, 2, ,3, 4 dosje duke nisur që nga Xibraka ku është e përfshirë Olsi Rama. Saimir Tahiri e kuptoi që e shiti Edi Rama dhe dosjen në Top Channel e çoi Edi Rama. Për këtë Tahiri përdori “kodin e mafies” – tha Berisha. Kjo logjikë sipas tij tregon ndryshimin e qëndrimit të Ramës në lidhje me çështjen Tahiri. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *