• |
ide | kryesore

Mustafaj: Xhafaj u detyrua nga Rama të mbronte Tahirin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm dhe publicisti Besnik Mustafaj ka komentuar në studion e “News24” në rubrikën opinion vendimin e fundit të maxhorancës që rrëzoi Prokurorinë duke mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Mustafaj tha se kjo maxhorancë është e gërryer, boshe dhe e pamotivuar.

Deklaratat se akuza mbi Tahirin ishte politike, për Mustafajn, u përdor nga maxhoranca për të manipuluar opinionin publik. Ish-deputeti demokrat shkon edhe më tej, duke thënë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, njohës shumë i mirë i ligjit u detyrua nga eprori i tij të mbronte Tahirin.

Për debatin me gazetarët, Mustafaj tha se ishte shprehje e qartë se Ramën e kanë lëshuar nervat dhe se është në krizë nervore.

“Unë besoj që edhe nga përvoja ime, qoftë në opozitë dhe qoftë në pushtet, moralisht dhe psikologjikisht maxhoranca është e gërryer, bosh dhe e pamotivuar. Energjitë e saj janë përqendruar në një çështje që e bënë kauzë, mbrojtja e Saimir Tahirit. Më ka ardhur keq që mobilizuan edhe Xhafën. Që me disa javë në detyrë e nxori zbuluar 4-vjeçarin e Saimir Tahirit. E di që Xhafa është njohës i mirë i ligjit dhe Kushtetutës. Detyrohet Xhafa të dalë jashtë profesionit të tij, jashtë sjelljes publike, do të thotë që urdhri i eprorit të tij, kryeministrit ka qenë i tillë që nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo“, tha Mustafaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *