• |
ide | kryesore

VIDEO/ Reali i Madridit mundet nga Girona (shikoni golat)

Arkiva, Sport



Reali i Madridit ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në La Liga pas vetëm 10 javëve. “Los Blancos” tani janë mposhtur 2:1 nga Girona, një ekip katalanas. Ekipi i Zinedine Zidane e nisi mirë takimin duke kaluar në epërsi me golin e Iscos në minutën e 12-të, por vendasit përmbysën gjithçka brenda pak minutave në pjesën e dytë. Fillimisht Cristian Stuani barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 54-t ndërsa Cristian Portu kaloi në epërsi vendasit 4 minuta më vonë. Kjo ishte humbja e dytë e Realit të Madridit këtë edicion që tani e sheh veten 8 pikë prapa Barcelonës së vendit të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *