• |
ide | kryesore

Shokohet Gjermania/ Trakte me foton e Ana Frank me bluzën e Shalkes (FOTO)

Arkiva, F1, Sport



I gjithë qyteti i Dyseldorfit është mbushur këtë të hënë nga pankarta me foton e Ana Frank me bluzën e skuadrës së Shalke 04. Iniciativa e tmerrshme e disa tifozëve ultras të Lacios është përhapur për fat të keq edhe në Gjermani. Një nga simbolet e Shoah në këtë rast është përdorur për të fyer tifozët kundërshtarë duke i konsideruar ata “hebrenj që meritojnë dhomat e gazit”. Sipas medieve gjermane dyshohet se autorë të këtij akti janë një grupim tifozësh i Borusias së Dortmundit që konsiderohen si kundërshtarë të ashpër të tifozëve të Shalkes. Ata i kanë vënë pankartave foton e Ana Frank për të fyer kundërshtarët. Policia gjermane është aktivizuar menjëherë për të zbuluar autorët e këtij akti. Antisemitizmi dënohet ashpër nga gjykatat dhe ligjet gjermane. Prej vitit 2015 në Gjermani është e detyrueshme të fshihet brenda 24 orëve çdo mesazh në rrjetet sociale që nxit urrejtje raciale, gjinisë apo prejardhjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *