Marcos Alberti është forografi i një pune të rrallë. Ai mori përsipër të fotografojë, vajza dhe gra në momentin e tyre më intim, paragjat dhe pas arritjes së orgazmës. Qëllimi i tij ishte i thjeshtë të fiksonte qejfin femëror për të cilin rrallë flitet hapur dhe lirshëm. “Kur ne mendojmë për orgazmën femërore në mendjet tona vjen automatikisht ajo që kemi parë gjatë filmave porno në TV apo ajo që kemi parë në internet, por ajo që unë kam arritur të nxjerr është një punë reale, me gra të vërteta dhe mbi të gjitha që nuk shtiren ka thënë fotografi brazilian.
Alberti kishte bërë më parë një punë kur kishte fotografuar miqtë e tij fillimisht duke qenë esëll dhe pastaja pasi kishin pirë gotën e parë të dytë dhe të tretë të alkoolit. Kjo punë që u bë e njohur në shumë vende të botës e shtyu kompaninë e lodrave të seksit për femra Smile makers ti propozonte punën e re. Fotografimin e shumë grave dhe vajzave para, gjatë dhe pas orgazmës.
E gjithë gama e fotografive që morri emrin “The O Project” kishte si qëllim normalizimin e kënaqësisë që merr femra dhe mosparjen e saj si një gjë që sjell turp.
Fillimisht për tu fotografuar në seancat që do zhvilloheshin në Singapor dolën vullnetare 200 gra dhe vajza por vetëm pasi kuptuan se ato duhet të masturboheshin përpara një aparati fotografik, disa prej tyre u tërhoqën. Në fund Marcos Alberti zgjodhi 20 klishetë më të bukura që simbolizojnë femrat gjatë orgazmës. “Unë nuk do ta pranoja këtë punë sikur mos bëhej fjalë për sensibilizimin e opinionit ndaj mospranimit të kënaqësive ekstreme femërore” ka thënë ai.
Burimi Huff Post/ Përgatiti ©Lapsi.al