• |
ide | kryesore

Tropojë, arrestohet i kërkuari për vrasje në Kosovë

Lajme, Të fundit
renea.jpg



Një 43 vjeçar banues në Papaj të Tropojës i kërkuar për vrasje është arrestuar nga efektivët e policisë në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Shpend Demaj, përfundoi në pranga pasi ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit të Kosovës, pasi ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Pejës ka lëshuar urdhër arresti më datë 13 korrik 2012 “Vrasje e rënde më dashje”, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 14.05.2014.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e shtetasit Shpend Demaj, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pushkë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *