• |
ide | kryesore

Lorik Cana tregon problemet shëndetsore që e çuan në largimin nga futbolli

Paparazzi, Slider



Largimi i Lorik Canës nga pozicioni i kapitenit në kombëtaren shqiptare nuk u prit mirë nga fansat e tij.
Në një intervistë për “Exclusive”, Loriku tregoi për herë të parë dhe me detaje arsyen pse vendosi të largohet. “Kisha disa vite që kisha çrregullime të ritmit të zemrës, aritmia. Bëra teste më të thella dhe më thanë se gjendja është më serioze nga sa ka qenë. Për mua ishte si një rrufe, pasi e mora lajmin ditën që morëm vendimin e KAS-it për ngjarjet e Beogradit. Mora një lajm të gëzueshëm për kualifikimin, dhe në anën tjetër mora lajmin se nuk mund të luaja më. Takova specialistë të ndryshëm, të cilët më thanë se ishin të gjithë dakord që ta mbyllja me futbollin.”
Mjekët i dhanë edhe një vit kohë për të luajtur, që të luante edhe në Europian. Megjithatë Loriku thekson se nuk bëhet fjalë për diçka serioze. Kjo i ka ndodhur gjatë një ftohjeje dhe tani e mban nën kontroll duke pirë një ilaç të vogël çdo mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *