• |
ide | kryesore

Gazetari që intervistoi Zaganin, premton fakte bombë/ Çfarë e lidh Vangjush Dakon me bandat kriminale të Durrësit

Lajme, Të fundit



Gazetari i kronikës Basir Çollaku, i cili ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e dosjes Tahiri, ka lajmëruar një tjetër skandal që sipas tij do të dalë në dritë së shpejti. Ai, në një postim në facebook, thotë se një tjetër “peshk i madh” ka rënë në rrjetën e ndërkombëtarëve.

Çollaku në disa pyetje që ngre, dhe për të cilat premton se do të japë përgjigje shumë shpejt, i referohet kryebashkiakut të Durrësit dhe një prej njerëzve të rrethit të ngushtë të kryeministrit Rama, Vangjush Dakos.

Postimi i plotë

“Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane… A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010? Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish deputet i PS ka qenë ndërmjetës? Për këto e shumë të tjera, kam siguruar premtimin e një ish funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur. Me dëshmi, dokumenta dhe fakte, më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironkë, pas kësaj. Së shpejti…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *