• |
ide | kryesore

FOTO/ Bushati dhe Kotziaz ia marrin valles greke mes negociatave në Kretë

Lajme, Të fundit



Prej së premtes në Kretë po zhvillohen negociatat mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë Dimir Bushati dhe atij helen Nikos Kotzias për çështjet më të rëndësishme të lëna pezull mes dyy vendeve. Por ndërsa nga negociatat kanë dalë shumë pak detaje të shtunën paradite dy ministrat e jashtëm udhëtuan drejt Dikteon Andron ku janë pritur nga kryebashkiaku lokal dhe një grup muzikantësh. Ndërsa zyrtarët lokalë u kanë bërë dhurata të vogla mediat greke shkruajnë se Bushati iu bashkua valles së nisur nga Kotzias. I pyetur për negociatat Kotzias tha se ato vazhdojnë por nuk pranoi tu përgjigjet gazetarëve rreth klimës sipas të cilës dy ministrat po diskutojnë apo nëse është gjetur një zgjidhje. Ai është mjaftuar të thotë se ka pasur diskutime për çështje që kanë qenë shqetësuese për të dy vendet për shumë vite. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Shume gje e mire dhe shume e bukur pritja qe i bene ministrit tone. E mira, mikrpitja te ngjall gjithnje shprese sidomos per popuj fqinj e te lidhur si ne dhe Greqia.

  2. Politiken e jashtme e kemi lene ne duar te sigurta..Nje pervers qe ka shkuar ne krete dhe ja ka marre valles me ate qe do ti marre toke e det Shqiperise se gjore qe ka rene ne dore te ketyre personave TRANS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *