• |
ide | kryesore

Del FOTO e avokatit që ka 11 ditë i zhdukur pa lënë gjurmë

Lajme



Publikohet për herë të parë foto e avokatit Besnik Muça, i zhdukur që prej 2 nëntorit në tragetin e linjës Durrës-Bari teksa ishte nisur për të takuar familjen. Ndonëse kanë kaluar 11 ditë nga momenti që ai fiku celularin e humbi kontaktet me familjarët, policia e Durrësit ka sekuestruar kamerat e sigurisë së portit, për të kuptuar nëse Muça është zhdukur në traget, apo nuk ka hipur në të mbrëmjen e 2 nëntorit. Lajmi për zhdukjen e tij u bë i ditur 3 ditë më parë kur bashkëshortja e Muçës që e priste në Itali dha alarmin. Pas këtij momenti në policinë e Durrësit denoncoi edhe vëllait të tij. Sipas asaj që shkruan BW me burime nga policia e Durrësit, në sistemin TIMS rezulton se avokati Muça ka bërë “check in” në portin e Durrësit mbrëmjen e 2 nëntorit, por nuk dihet me saktësi ku dhe si mund të jetë zhdukur. Autoritetet shqiptare nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të jetë zhdukur në tragetin e linjës Durrës-Bari, ashtu siç shkruajnë mediat italiane, ndërsa shtojnë se ka mundësi që edhe të mos ketë hipur fare në traget.
Besnik Muça prej disa kohësh punonte në Tiranë si avokat i lirë. Nga dëshmia e vëllait të tij, mësohet se mësoi se Bujar Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali ku prej vitesh jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë. Për të ndarë më shumë kohë më familjen ai udhëtonte të paktën dy herë në muaj nga porti i Durrësit në Bari për të shkuar në Macerata, aty ku edhe jetonte familja. Në bisedën e fundit që kishte bërë me vëllain, Muça nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim të dukshëm, thjesht e kishte informuar se do shkonte disa ditë të qëndronte pranë familjes, ashtu si edhe herët e tjera. Sipas vëllait, avokati dyshohet të jetë nisur rreth orës 23:00 nga porti i Durrësit, ndërsa celulari i tij ka qenë i fikur që pas atij momenti. /BW.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *