• |
ide | kryesore

I çensuruan këngën për në festival,Kastro Zizo i kthehet jurisë

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi me anë të një statusi censurën që i ishte bërë këngëtarit Kastro Zizo në festivalin e fundvitit në RTSH.I ftuar në radio energy këngëtari akuzoi fortë anëtarët e jurisë të cilët merren me përzgjedhjen e këngëve si  Luan Zhegu, Markelian Kapedani, Edmod Rrapo, dhe Sokol Marsi ku sipas tij duhet të kishin dalë tashmë në pension. Kastro u shpreh i revoltuar edhe për faktin që kjo po përdorej politikisht, ku hodhi poshtë zërat se ai vetë i kishte dërguar mesazhin Sali Berishës.I pyetur nëse arsyeja e mospranimit të këngës së tij në Festivalin e RTSH-ës ishte frika se mos Kastro dilte fitues, ai tha se nuk mendonte se do të ishte fitues. Por, sipas tij arsyeja e vërtetë është censura që politika po përpiqet të vendosë mbi median.Kastro tregoi se kompozimin e këngës se ka bërë Diana Ziu dhe tekstin e ka shkruar vajza e saj, psikologia Denada Toçe. Kënga i dedikohet të gjithë atyre që po largohen pa shpresë nga vendi për një jetë më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *