• |
ide | kryesore

Sherri në mbledhje, LIBRA: Person me luhatje emocionale, Qako: Jam anëtar, kam dhënë 2000 euro për logjistikë

Lajme, Të fundit



Pas publikimit të një video ku shihej ku përplaseshin dy persona në mbledhjen e partisë LIBRA, vjen edhe reagimi i kësaj partie për ngjarjen.

Në lidhje me këtë incident LIBRA shkruan se ky person nuk ka lidhje me partinë, pasi nuk është as anëtar, si dhe që është person me luhatje të forta emocionale. Për këtë shaka anëtarët e librash të pranishëm në mbledhje kanë kërkuar që ai të dalë jashtë.

Ndërkohë personi që ka bërë regjistrimin, Andon Qako pretendon për të kundërtën dhe nxjerr një faturë ku  sipas tij ka paguar pranë partisë një kuote anëtarësie, ndërsa shprehet se ka paguar edhe 2000 mijë euro për logjistikën.

Kujtojmë këtu se para pak ditësh pati edhe një divorc politik mes Ben blushit dhe Miimoza Hafizit për shkak të mos marrëveshjeve mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *