• |
ide | kryesore

Bardhi thërret mbledhjen e Grupin Parlamentar të PD

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nesër do të mblidhet grupi parlamentar i PD-së. Mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 12:00, në sallën e grupit parlamentar në Kryesi.

Kujtojmë që sot pati edhe një përplasje në distancë mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës. Bardhi komentoi konferencën e kreut të PD, duke thënë se po jep leksione boshe, ndërkohë që ka 12 vite që partinë e mban në opozitë.

Kujtojmë që në kampin blu ka përpjekje nga Sali Berisha për të bashkuar opozitën në mënyrë që në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm PD-ja dhe partitë e tjera aleate të jenë të unifikuar për të synuar rotacionin politik. Nga bashkimi opozitar janë përjashtuar vetëm dy figura, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj të cilët janë etiketuar nga Rithemelimi si bashkëpunëtorë të Edi Ramës.



3 Comments

  1. ‘12 vite në opozitë’ – thotë ky Gazi. Po ky ka patur ndonjë punë aty në PD apo kot ka qënë aty, sa për ti nxehur karrikun Lulit dhe për ti sjellë petulla? Faji gjithmonë jetim mbetet, nuk thotë kot populli.

  2. Jane bo shqupistat per gjynof.
    Ngo njona ane Luljeta nga ana tjeter Fatbardha.
    Oso Kuka tani per tani eshte pushim.

  3. Me pelqeu pjesa e shkrimit qe shkruante per sali berishen dhe perpjekja e tij per bashkimin e PD, Berisha ne moje te tjegullave majullin, Bardhi poshte blegerine si qengji qe ka humbur rrugen, dhe ma i bukeri shejtan ne kete foto eshte grupi parlementar i PD qe kakarisin si pulat per te gjet ushqim. Ne qofte se besoni se me kete nivel shkrimi po bene opozite pika juve qe sju bie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *