• |
ide | kryesore

Si ti luftojmë puçrrat në fytyrë

F1, Stil



Për ta luftuar këtë dukuri ka shumë ilaçe natyrale të cilat ju ndihmojnë ta bëni këtë brenda nate.

Kuba akulli-Mbështillni kubat e akullit me një leckë të pastër dhe fërkojeni mbi puçërr për dy apo tre minuta.Temperaturat e vogla i zvogëlojnë poret e lëkurës, duke e bërë të vështirë për to mbushjen e tyre. Gjithashtu, asnjëherë mos i prekni puçrrat me thonj, pasi që do të lënë shenjë në zonën e prekur.Nëse keni nevojë të kruheni, aplikoni akull.

Pika për sy-A e keni ditur se pikat e syve kanë efekt edhe në puçërr? Po, pra.Nëse keni puçrra në fytyrë, atëherë hidhni disa pika të ilaçit për sy në të për të zvogëluar acarimin.Megjithatë, efekti i pikave për sy do të zgjasë vetëm pak orë.

Pasta e dhëmbëve-Pasta e dhëmbëve e thanë lëkurën, rrjedhimisht e zvogëlon ënjtjen dhe pezmatimin.Preferohet të përdorni pastë të bardhë të dhëmbëve, pasi që ato me ngjyrë përmbajnë kimikale të dëmshme të cilat e dëmtojnë lëkurën.

Të bardhët e vezës-E bardha e vezës e largon ujin dhe ndyrësirat nga poret, të cilët janë shkaktarët kryesorë të puçrrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *