• |
ide | kryesore

Djali i Presidentit Trump kërcënohet me vdekje, ISIS shpërndan të dhëna rreth vendodhjeve të tij

Planet



ISIS ka një objektiv të ri, djalin 11-vjeçar të presidentit amerikan, Donald Trump.

Grupi terrorist po shpërndan detaje personale për 11-vjecarin Barron Trump në aplikacionin “Telegram”, duke përfshirë edhe adresën e shkollës së tij.

“Duke përdorur hashtagun “Mbajeni djalin e Amerikës” përdoruesi me emrin “Dak Al-Munafiqeen,” që në gjuhën arabe ka kuptimin “Godisni hipokritët” shkruajti: “Barron Trump shkon në shkollë në Ëashington” – njofton CBN Neës.

Postimi është shoqëruar edhe me fotografi të Barron Trump.

Djali i presidentit amerikan nuk është shënjestra e vetme e kërcënimeve të pandërprera nga Shteti Islamik. Grupi bëri thirrje për vrasjen e Papa Françeskut në aplikacionin Telegram javën e kaluar. Një muaj më parë, ISIS paralajmëronte se do të godiste botërorin e futbollit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi dhe foto me të cilën e ilustronte këtë kërcënim ishte futbollisti Lionel Messi në një qeli me me gjak në fytyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *