• |
ide | kryesore

Gazetari zbulon lidhjet familjare të Tahirit me 3 shefat që pritet të arrestohen

Lajme, Të fundit



Gazetari Basir Çollaku deklaroi se Saimir Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me drejtuesit e policisë mbi të cilët prokuroria ka lëshuar urdhër-arreste.

“Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me këta tre drejtues policie të arrestuar, janë të dytë. Dhe me Habiljat nuk janë të largët, janë të tretë. Ngjan si një organizatë familjare, edhe kriminale, edhe shtetërore. Nuk janë pak, janë edhe ata në terren edhe ata në shtet. Prokuroria ka raste kur ka prova dhe e lë të livadhisë.” – u shpreh Basir Çollaku në emisionin “Arena”.

Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshur tre urdhër-arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Siç mëson Lapsi.al ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre. Ndërkohë mandat-arresti ka edhe Sokol Boden, shefi i policisë kufitare në Dhërmi.

Bode ka punuar edhe në Shkodër si shef krimesh. Zyrtari tjetër i lartë i policisë që pritet të arrestohet është Gjergj Kohila, shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës.

LAPSI.AL



2 Comments

  1. Basir krimineli,qe do te mbuloje krimet e veta,ben prokurotin dhe gjykatesin.Hapu dhe e futu.Ku je o Lapsi qe reklamon maskarenjte e maskarenjve,qe duan te behen vip me ato fytyra qe e tregojne krimin.Jane keta palo njerez(jo gazetare,se emri gazetar eshte i nderuar)-qe kerkojne te dominojne ne medie e rrjete sociale

  2. Basir krimineli,qe do te mbuloje krimet e veta,ben prokurorin dhe gjykatesin.Hapu dhe e futu.Ku je o Lapsi qe reklamon maskarenjte e maskarenjve,qe duan te behen vip me ato fytyra qe e tregojne krimin.Jane keta palo njerez(jo gazetare,se emri gazetar eshte i nderuar)-qe kerkojne te dominojne ne medie e rrjete sociale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *