• |
ide | kryesore

‘Pyesni me kë i kanë bërë hetimet’, Xhafaj godet Prokurorinë në lidhje me 3 ish-zyrtarët e policisë?

Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur për operacionin për ish-zyrtarët e lartë të policisë, Xhafaj tha se ata nuk ishin nën vëzhgimin e policisë dhe se këta të fundit nuk kanë patur dijeni për rastin. Ministri u shpresh se faktet u morën nga SHÇBA faktet në 22 nëntor nga Prokuroria. Xhafaj theksoi se duhet të pyetet Prokuroria që të japë përgjigje se me kë institucion i ka ndjekur ata, në një farë mënyrë duke ia lënë përgjegjësinë këtij institucioni për këtë çështje.


Nuk kemi pasur dijeni. Tre ish-punonjësit e policisë nuk kanë qenë në vëzhgim nga Policia. Duhet të pyesni Prokurorinë se me kë i ka pasur në vëzhgim, jo me policinë. Nuk kam emra konkretë për dekonspirimin. Të arrestohen ata që kërkohen”, – tha Xhafaj.


Nga ana tjetër, Xhafaj ka paraqitur një kallezim penal për dekonspirimin e operacionit të arrestimit të 3 ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Vlorës që janë arratisur pasi ndaj tyre u lëshuan urdhërarrestet.


2 Comments

  1. Policia nuk ka asnje pergjegjesi thote ky pinjolli i enverit.nuk behet shqiperia pa u zhdukur dhe komunisti i fundit nga ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.