• |
ide | kryesore

Atentati mafioz në Vlorë, i riu biznesmen i humbet të dyja këmbët nga shpërthimi me tritol

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e kësaj të hëne qyteti i Vlorës u trondit, pas një shpërthimi me eksploziv të vendosur në automjetin e djalit të një biznesmeni të njohur.

Makina tip tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues 25 vjeçarin Ines Hajrulla, ka shpërthyer gjatë lëvizjes në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit.

Si pasojë e shpërthimit i riu ka humbur dy këmbët dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Kanë qenë kalimtarët e rrugës ata që kanë bërë të mundur të nxjerrin Inesin nga automjeti dhe e kanë dërguar në spital.

Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen si dhe nga gjurmët që ka lënë automjet pasi ka shpërthyer ka ecur për inerci rreth 70 m, dhe është ndalur vetëm në momentin që është përplasur me një makinë tjetër.

Burime për tvklan.al bëjnë më dije se 25 vjeçari ka ndryshuar identitet nga Imer Hajrulla, e ka kthyer emrin në Ines.

Gjithashtu referuar njoftimi të policisë i riu është një person me precedent të theksuar kriminal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al



4 Comments

  1. ça te besh kur bie ne mes ndonje i pafajshem, po rraca e ketyre imereve rilindas i ka hak. U shofshin me njeri tjetrin. Produkte te rilindjes!

  2. Biznesmen?? po pse e quani Biznesmen? Apo doni pa tjeter qe te krijohet ideja se e keqja e ketij vendi jane BIznesmenet? Ai i shkreti paska pasur probleme me Drejtesine. Pra mund te uhet njeri me precendete penale. Nuk kuptoj cfare bejne shoqatat e biznsit qe nuk protestojne ne keto raste. Une te isha ne vend te tyre, do ju kisha hedhur ne gjyq per prishje imazhi. CFARE GAZETARIE !!!!

  3. po pse genjeni o gazetar leshi emrin ines e ka qe kur ka lindur se e ka mar nga gjyshi tij ajo qe duhet tju shqetesoj te gjitheve eshte marja e jetes te tjetrit pa gje te keqe a thua se jemi miza se dhe kafshen eshte krim ta vrasesh

  4. Ju vetem per nje gje e keni hak fjalen kazan. Quani biznesmen dhe oligark trafikantet e neveritshem te te gjitha llojeve. Promovim eshte ky? A ndodhin keto ne vende te tjera . Sigurisht jo ku jetojne dhe punojne njerez normal. Ju keni kusure shume me kete popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *