• |
ide | kryesore

Shpërthimi me 2 viktima në Lushnjë, ja si paraqitet gjendja e deputetit të PS tek Trauma

Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja në lidhje me shpërthimin fatal të regjistruar një ditë më parë në Lushnjë ku humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir, ndërsa u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Raportohet se ky i fundit e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. Po ashtu rrezikun për jetën e ka kaluar dhe Sokol Lumi, i cili po ashtu ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenmit që ndodheshin në kavon e vinçin duke shkaktuar dhe shpërthimin. Por hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes vijojnë nga Policia, e cila ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.



10 Comments

    1. Zoti hakun zullumaqrve politikan te ketij vendi. Nuk kan te bgopur dhe kufi ne babezi. Viktimat u prehshin ne Xhenet

  1. Po cfare trapin na duhet te dime per kete hale.Maskarenjte si puna e ketij e kan marr me qafe kete vend.Gjynah po me vjen per ata qe vdiqen ne pune duke punuar me nder dhe ata te tjeret qe u plagosen.

  2. Lapsi ju duhet të flisni në përgjithësi për të plagosurit e jo titullin me deputetin.
    Dakort që dhe ai është viktimë por nuk fillohet duke e vënë që në titull!!!

  3. O Laapsi thyer na keni care trapin me keto deputeti i ps apo i pd, te gjithe njerezit jane njesoj edhe ne vend ti vini rendesi atyre qe iken por na keni care trapin me kete pse eshte deputet, pse eshte deputet sdo te thote se eshte me i mire se ata te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *