• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Gomonia me 1.6 ton drogë ishte nën vëzhgim prej dy javësh, pësoi defekt në motor

Lajme, Të fundit



Gomonia që u kap me 1.6 ton kanabis të shtunës nga autoritetet greke ka qenë nën monitorim prej dy javësh. Gomonia me tre motorë të fuqishëm është ndjekur dy javë më parë nga Roja Bregdetare Greke dhe FRONTEX. Sipas TVKlan, mjeti lundrues u pikas në ishullin e Korfuzit duke u nisur drejt Italisë. Gomonia u kthye pas dhe dyshohet se u fsheh në ishujt grekë, pasi pati probleme me motorët dhe nuk mundi të dilte në det të hapur.

Që prej atij momenti, gjatë këtyre dy javëve skafi është mbajtur nën monitorim nga autoritetet greke. Në dijeni të kësaj situate kanë qenë edhe autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Ndërkohë, mesnatën e së premtes dhe të shtunën (24-25 Nëntor) skafi i fuqishëm u nis sërish në det të hapur për të trafikuar marijuanën dhe është zhvilluar ndjekje në Egje dhe Jon për disa orë nga policia bregdetare greke.

Gjatë ndjekjes pati të shtëna me armë nga të dyja palët dhe mbeti i plagosur lehtë njëri prej trafikantëve që ndodhej në bordin e skafit. Pas disa orësh, mjeti ndaloi dhe u arrestuan tre personat që u gjetën në bord.  Ata janë dy shqiptarë dhe një italian. Shtatë persona të tjerë u vunë në pranga pas hetimeve; një grek, një bullgar, katër shqiptarë dhe një italian.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *