• |
ide | kryesore

(VIDEO) Rrëfimi me lot në sy i gruas nga Shijaku: 6 herë më është përmbytur shtëpia…

Lajme, Të fundit



Rajmonda Smoqi, nënë e dy fëmijëve, ka braktisur shtëpinë e saj dy katëshe të mbuluar nga uji i lumit Erzen, në Shijak. Me zërin që i dridhet dhe me pikëllim të madh, gruaja tregon sesi e braktisi shtëpinë para se uji të hynte në banesë.

Në banesën dy katëshe ka qëndruar vetëm bashkëshorti i saj, ndërsa e gjithë lagjja është pa drita e pa ujë të pijshëm. Këtë verë kishte rregulluar shtëpinë pas përmbytjes së fillim vitit nga lumi.

Gruaja kërkon që shtrati i lumit të thellohet, që ngjarje si kjo, që sipas saj janë të përsëritura, të mos ndodhin më.

Dy ditë më parë nga prurjet e lumit Erzen, tre ura në Shijak janë shembur duke bllokuar tri fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët. Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, nga shtëpitë e tyre të përmbytura.



1 Comment

  1. pak e ke .zgjodhet 70 her enverin,ruqin,kristaqin,ramen,meten e nuk ju duk shum e tash te duken shum gjash permbytje.mbillni kanabis ju delet e gicat,ndertoni mbi puseta,mbillni palma e tash me lesh te ju mbroj rama kerkoni.nje miljon qelbesirat u bashkuat per te rrezuar njeriun qe ju beri njerz nga kafsh enveri qe ishit.rama sapo ju kthej ne gjenez ne orangutan te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *