• |
ide | kryesore

Rihanna: Trangjinorët i përdorin si mjet marketingu

Paparazzi, Slider



Rihanna tashmë po korr suksese të paparashikueshme edhe në biznesin e saj personal, lidhur me fushën e kozmetikës. Linja ‘Fenty Beauty’ po shkon më së miri, ndërsa një nga fansat duket se e ka shtyrë këngëtaren të kthejë një përgjigje jo të shkurtër në rrjetet sociale. Shkaku? Pas urimit për produktet kozmetike, ndjekësi i Riri-t e ka këshilluar që artistja ta marrë në konsideratë përfshirjen e transgjinorëve në reklamimin e linjës. Kaq ka mjaftuar që Rihanna të bëjë këtë status: “Kam patur kënaqësinë të punoj me shumë gra trans të talentuara, por nuk merrem me kasting për transgjinorët. Ashtu sikurse nuk bëj kasting për femra jo trans. I respektoj njësoj të gjithë femrat. Janë apo jo trans nuk përfshihet tek interesat e personale! Nuk mendoj se është e drejtë që një grua apo mashkull trans të përdoret si mjet marketingu. Shoh shumë kompani që e bëjnë këtë edhe me transgjinorët me ngjyrë. Në të tilla reklama ka gjithmonë një shënjestrim që duket sikur thotë ‘jam një vajzë/djalë krejt ndryshe’. Kjo është vërtetë e trishtueshme!” Kjo përgjigje e Riri-t ka lënë fansat me gojëhapur, ndërsa të gjithë po e shpërndajnë këtë status të këngëtares me krenari në profilet personale.

my fenty beauty queens! beautiful and #UNCENSORED with #STUNNA @fentybeauty

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *