• |
ide | kryesore

Për të kuptuar pak më mirë kulisat e lojës me kryeprokurorin

1, Ide



Beteja tejet teknike pozitë – opozitë për mënyrën e zëvendësimit të Adriatik Llallës e ka futur publikun e gjerë në një kaos total. Debati nëse prevalon ligji i prokurorisë apo kushtetuta, nëse duhet zbatuar fryma e nenit 148 a të saj, apo duhet marrë për bazë pika 2/109 e ligjit për prokurorinë, nëse duhet të vendosë kuvendi, apo ai nuk ka tagër pas miratimit të reformës në drejtësi, nëse kryeprokurori i duhet lënë sërish politikës, apo duhet hequr nga duart e saj, ka prodhuar një kakofoni që  e kuptojnë vetëm pak politikanë të komisionit të ligjeve dhe ekspertët e fushës.

Për të bërë më të qarta qëndrimet e palëve dhe për të kuptuar më drejtë barrikadimet e tyre pas kleçkave juridike do të shërbente shumë të kuptohej sfondi politik ku po zhvillohet kjo betejë gjoja ligjore. Vetëm dekriptimi i këtij sfondi do të na qartësonte se përse socialistët po zvarrisen nëpër labirinthe juridike për të arritur aty ku duan.

Le të kujtojmë fillimisht se si nisi kjo histori.

Debati për zëvendësimin e kryeprokurorit startoi në ditët e para të nëntorit, kur shumica qeverisëse u gjend e gozhduar në aferën e arrestimit ose jo të Saimir Tahirit, dhe deklaratëve të opozitës se edhe dy kryebashkiakë të rëndësishëm të vendit, njerëz të ngushtë të Edi Ramës, ishin përgjuar në raportet e tyre me eksponentë të krimit.

Pikërisht në këtë kohë, kreu socialist i komisionit të ligjeve i dërgon një kërkesë të fshehtë në emër të komisionit (pra pa djeninë e anëtarëve të opozitës) Euralius dhe OPDAT-it, ku lyp një interpretim se si duhej vepruar me çështjen e kryeprokurorit.

Dhe vetëm pasi merr (në kushte tejet okulte) një konfirmim se LLalla duhej të ikte dhe pasardhësi i tij i përkohëshëm duhej caktuar vetëm me votat e socialistëve, ky dokument hidhet në tregun mediatik.

Natyrisht zhurma që bëhet është e madhe. Veshët e shqiptarëve dëgjojnë prej tre vjetësh, politikanë vendas dhe ndërkombëtarë, që sillen si vasalë të tyre, t’u shpjegojnë se reforma në drejtësi po bëhet për t’a shkëputur atë nga kthetrat e PS dhe PD, se këta të fundit nuk do të kenë më asnjë “privilegj” për të zgjedhur prokurorët dhe gjyqtarët, se e gjithë kjo ngrehinë butaforike po lartësohet vetëm e vetëm për të marrë jetë  një kundërpushtet i besueshëm dhe serioz.

Prandaj, kur publiku gjendet përballë faktit se akti i parë i madh i gjithë këtij kalvari të gjatë është zgjedhja e një kreu të institucionit të akuzës vetëm me votat e Edi Ramës edhe propaganda neutralizuese kërkohet të jetë në përmasat e zhgënjimit.

Dhe makineria e dizinformimit rilindas vihet në punë.

Për të qetësuar sa mundet publikun prodhohen mashtrime njëri pas tjetrit.

Fillimisht thuhet se është jashtë çdo imagjinate që një kryeprokuror, qoftë edhe i përkohshëm, të zgjidhet pa kaluar më parë nga filtrat e vettingut. Por, pastaj shpejtësia për të vepruar sa më parë (emrat duhet të dorëzohen deri më 12 dhjetor) e nxjerr të gënjeshtërt premtimin fillestar.

Më pas thuhet se nuk ka asgjë alarmante, pasi ky kryeprokuror tranzitor do të qëndrojë në detyrë vetëm një muaj. Por, kur bëhen llogaritë, (koha që duhet për të ngritur Këshillin e Lartë të Prokurorisë plus kohën që i duhet kuvendit për të votuar propozimet e këtij këshilli), rezulton se ai mund të qëndrojë në detyrë edhe dy vite të tëra.

Bie pra dhe kjo alibi qetësuese. Por, paralel me të ngrihet një tjetër: “Kot bëhet gjithë kjo zhurmë, ky kryeprokuror nuk do të ketë asnjë kompetencë”. Në fakt edhe këtu, përsëri një gënjeshtër e madhe. Ai ka në dorë, as më pak as më shumë sesa pezullimi nga puna i varësve të tij që kanë mbi tryezë çështjet e nxehta të pushtetarëve.

Dhe si për t’i vënë kapakun të gjithë kësaj propagande ç’dramatizuese del edhe Edi Rama dhe fton Lulzim Bashën, që ta zgjedhin bashkë me marrëveshje pasardhësin e Llallës. Por kujdes, edhe këtu fshihet një kurth. Po të lexohet me vëmendje letra ftesë e kryeministrit, aty vërehet qëllimi i vërtetë i tij: “Eja t’a zgjedhim të dy se unë i kam votat për të mbaruar punë edhe vetëm” shkruan Rama. Pra hajde bëju fasadë, sepse në fund do të vendos vetë. 

Natyrisht pasi ke bërë renditjen e ngjarjeve dhe fakteve në këtë mënyrë është e kotë të ngresh pyetjet: Po pse u duhet socialistëve një kryeprokuror vetëm me votat e veta? Po pse u nevojitet një i zgjedhur pa kaluar vettingun? Pse po këmbënguin me kaq insistim që të caktojnë një njeri të tyre, që mund të qëndrojë në detyrë për një kohë të gjatë dhe të ketë në dorë të penalizojë vartësit e tij që mund t’i hapin problem qeverisë?

Përgjigjja kuptohet nga të gjithë: Edi Ramës I duhet një kryeprokuror që t’a shqetësojë edhe më pak se Adriatik Llalla. Një pasardhës që t’i bëjë fresk dhe që ashtu sikurse prflitet mund të jetë njeriu direkt i të akuzuarve se janë përgjuar në pakte me kriminelët.

Vetëm pasi ke ndërtuar këtë sfond të ngjarjeve dhe fakteve, vetëm pasi ke evokuar luftën politike që i hapi kjo shumicë prokurorisë (njërëz të Berishës, spiunë të tij, tropojanë që duan të rrëzojnë qeverinë) e kupton se debati për kleçkat ligjore, i ngjan atij për seksin e ëngjëjve. Ai është thjeshtë një kurth I pakuptueshëm që kërkon të përligjë një akt të shëmtuar politik: rikthimin në kohën e kryeprokurorëve militantë.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Leksionin me fanrtstik per gazetaret dhe anal istet e qadres e dha presidenti Juncker qe tregoi se europianet perendimore e neverisin gazetarine e pjerdhur te fake news. Per te mbrojtur me cdo kusht llallen ,ju ish qadristat duhet te rifuteni n qader ,megjithese nuk mundeni me te pengoni zbatimin e vettingut.

    1. Meqenese ky anusi mund te jete i pa burri dhe i pabesi edver, ja vlen gjithmone ti thyash qe je pjella me e ndyre qe nje nënë ka vielle. Ti mor legen mos u fryj me bastardet evropiane qe nuk i rruhet fare per shqiperine, kur shohin se ne ç’duar te pegera ka rene. Eshte e kuptueshme qe i keni paguar e i paguani me parate e e droges zagaret zyrtar te BE, prandaj dhe nuk thone nje fjale per kanalin e ujrave te zeza qe quhet qeveri. Ps: Nese nuk je rrenarrama, je doç’ i pare .
      .

  2. Shkurt muhabeti, zgjedhja nga Rama e ketij “kryeprokurori te perkohshem”, pa ju nenshtruar te fameshmit Vetting, eshte fija e kashtes ku ai kerkon te mbeshtetet per ti shpetuar drejtesise. Degjova mbreme ne lajmet e Rai uno, nje kronike per problemin e kanabizimit te Shqiperise. Ndonese ne lajm Shqiperia cilesohej si “Kanabistan”, ishte thirrur ne interviste Edi Rama per te deklaruar se mafia shqiptare e droges eshte shume “e sofistifikuar” por ne do ta “dermojme”ate. Per degjuesin italian, keto fjale te cituar nga kryeministri, sigurisht duken normale e cilido qe i degjon thote : E po Kanabistanin do ta beje zap ky zoteria. Por shqipatret kane pese vite qe e degjojne kete kryeminister te thote perdite se ne Shqiperi nuk kultivohet e nuk trafikohet droga se ate e kane shkulur “cunat” e Tahirit. Lajmi nderkaq ilustrohej me pamjet e nje magazine te madhe mbrenda Tiranes, ku me kujdes ishin stivuar 20 ton kanabis te paketuar ne qese e te bera gati per “eksport”. Me cfare kuraje del para italianeve ky kryeminister e pa ju skuqur faqja flet per “mafian e sofistifikuar” shqiptare, kur vazhdon te beje marifete per te vene nje kryeprokuror te perzgjedhur prej tij, qe te mbroje Tahirin e kapomafiet me te cilet ai ka bashkevepruar ?

  3. ….te vjen keq per keto qe ndodhin ne Shqiperine tone te dashur! Dihet qe zanafillen e ka me ardhjen ne pushtet te Sales dhe PD! Deri ne ate kohe kishte korrupsion ,por sidoqofte ishte i kamufluar! Pasi PD erdhi ne pushtet korrupsioni filloi hapur! Te kerkonin para dhe mall pa ju dridhur syri! Po nuk ja jepje te rrihnin te arrestonin etj. Por nga ana tjeter te vjen keq per gjendjen e prokurorise dhe menyren se si PD mbron prokurorin dhe mallkon policine! Ketu fillon loja qe politika eshte strumbullari i mafies! Pastaj shikoni median! E shitur, e paguar, e pa paguar,mercenare apo kamikaze per nje vend pune apo per para te madhe te vjen te ulerish se si keta matrapaze mediatike na shesin lajme te tilla! Kol Balla ,dikush e kish komentuar si “caker” njelloj si Tos Lubonja ,eshte vene pa kushte ne sherbim te dikujt qe e paguan dhe mire ndoshta! Nuk do t’ja deshiroja asnje njeriu te ndershem kete pozicion por jo Balles dhe langove te tjere te medias! Nuk mundesh qe pasi masturbohesh ne TV te kesh moralin te komentosh per te tjeret! Por Shqiperia eshte Shqiperi, keta na bene “te ikim nga syte kembet” keta po na tregojne politken dhe krimin kur jane vete per ne burg! Le te lutemi dhe te shpresojme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *