• |
ide | kryesore

Partia Socialiste lëshon kërcënimin: Lulzim Basha të ketë frikë nga prokurori i ri!

Lajme, Të fundit



Dyshimet se Prokurori i ri i Përgjithshëm do të përdoret jo vetëm për të mbyllur dosjet e Saimir Tahirit dhe Vangjush Dakos, por edhe si inkuizitor ndaj opozitës sa vijnë e forcohen. Nga mbrojtja, socialistët kanë kaluar në kundërsulm dhe po e sulmojnë çdo ditë kreun e opozitës me disa dosje që kanë dalë ditët e fundit.
Pikërisht për këto foli Ermonela Felaj, deputete e PS-së kur në një moment nervozizmi në Studion e Hapur në Neës 24 kërcënoi opozitën me hetimet e prokurorit të ri.
“Keni vrarë njerëz, keni kryetarin që ka vjedhur. Ka një çështje shumë të nxehtë me lobimet. Nëse ka frikë kryetari juaj, bën mirë që ka frikë. Kryetari jua do t’i nënshtrohet hetimit përmes një kontrate të financuar nga kompanitë offshore. Çështjet e korrupsionit do të jenë në hetim” u shpreh Felaj, ndërsa debatonte me Enkelejd Alibeajn që nga ana tjetër fliste për dosjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, inceneratorët dhe konçensionet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *