• |
ide | kryesore

Alarm për eksploziv në Vlorë, policia rrethon zonën tek Uji i Ftohtë

Lajme, Të fundit


Një alarm për eksploziv është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Drejtuesi i një automjeti në qytetin e Vlorës ka dhënë alarmin se është vendosur eksploziv. Automjeti që dyshohet se i është vendosur lënda shpërthyese është me targa AA 233 OX.
Policia
Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ”Benz”, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ”Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë.
Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.
Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *