• |
ide | kryesore

Plas debati në Turqi, dyshime për Erdogan. Vrasës me pagesë për të eleminuar disidentët?

Planet, Të fundit



Informacione se vrasës me pageë nga Turqia synojnë të godasin akademikë turq, gazetarë dhe shkrimtarë në Gjermani, të cilët janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së Partisë së Rexhep Taip Erdogan, kanë trazuar politikën e brendshmë në Turqi.

Paralajmërimin e dha gjatë një konference shtypi në parlamentin turk, deputeti filokurd me origjinë armene Garo Pailan.

Ai i kërkoi qeverisë turke të ndërmarrë veprime dhe përsëriti në një intervistë me Deutsche Welle, atë se informacionet janë të konfirmuara nga agjencitë e huaja të inteligjencës dhe burime të sigurta.

Ka njerëz, sipas deputetit, të cilët kanë marrë kërcënime specifike, kryesisht në Gjermani dhe vende të tjera europiane.

“Ka disa emra në listë, por supozohet se lista do të hulumtohe” thotë ai. Shënjestër e vrasësve të paguar nuk janë vetëm disidentët, por edhe pakicat të tilla si alevitët dhe armenët.

Yilmaz Kahraman nga Federata e Sindikatave Alevitë e Gjermanisë dhe tha se edhe organizata e tij është njoftuar nga disa burime se ekziston rreziku i rënies viktimë e sulmeve në Gjermani dhe Europë dhe se Ministria e Brendshme gjermane e siguroi atë se do të bëhen hetimet e duhura.

Pas grushtit të dështuar të Turqisë në korrik 2016, mijëra njerëz, përfshirë akademikë dhe gazetarë, u detyruan të shkonin në Gjermani.



1 Comment

  1. Fiksimi i Andit me Presid. e Turqise eshte ne kufijte e absurdit, shiko mor burre halen tone ketu lene ate ne pune te vete, e gjykon per mire e keq populli i tij.. Nuk i ul dot pike Rames duke nxire Erdoganin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *