• |
ide | kryesore

Vdekja e Florencit në Francë, “AnonymousAlbania” sulmon faqet e ambasadave shqiptare nëpër botë

Lajme, Të fundit



Vdekja e 23-vjeçarit shqiptar në Francë, Florenc Beqiraj vazhdon të shkaktojë reagime të ashpra. Së fundi grupi i hakersave shqiptarë, “AnonymousAlbania”, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka sulmuar uebsajtet e ambasadave shqiptare në Europë dhe kërkon dorëheqjen e ambasadorin shqiptar në Francë, Dritan Tola.

23-vjeçari nga Shkodra ndodhej i shtruar në një spital të Marsejës në gjendje të rëndë shëndetësore. Zyrtarisht është thënë se Florenc Beqiraj kishte tentuar vetëvrasjen, por kjo pistë përjashtohet nga familjarët, që kanë deklaruar se mbi të riun është ushtruar dhunë dhe kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së tij. 23-vjeçari ndodhej në Francë si azilant.

Më poshtë reagimi i plotë i AnonymousAlbania

#NJFOTIM Websajtat e Ambasadave te shqiperis Jan jasht Funksionit (http://www.ambasadat.gov.al/)

– Kerkojm dorheqjen e “Dritan Tola” si ambasador i shqipëris ne francë

– Duke e pasur parasysh masakrimin e #FlorencBeqiraj dhe mos marrjen e ndonje mase ndimëse nga qeveria shqiptare dhe Dritan Tola duke deklaruar se ka qen “vetvrasje” Ne kerkojm Dorheqjen sa më shpejt !! #DorheqjeDritanTola

Ne do te vazhdojm te protestojm deri ne dorheqjen e qeveritarve kurvash #AnonymousAlbania

#JeSuisFlorenc #DuamDrejtsi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *