• |
ide | kryesore

Familjarët sjellin sot në Shqipëri trupin e Florenc Beqiraj që vdiq në Francë

Lajme, Të fundit



Ditën e djeshme familjarët e Florenc Beqiraj kanë tërhequr trupin e pajetë për ta sjellë në Shqipëri gjatë paradites së sotme. 23-vjeçari Florenc Beqiri shkoi në gjendje kome në spitalin “Nord” të Marsejës, pasi dyshohet se është dhunuar në qendrën e ndalimit të emigrantëve të paligjshëm. Ndërsa autoritetet franceze pretendojnë se i riu tentoi të vrasë veten dhe është gjetur në gjendje të pandërgjegjshme në datën 14 dhjetor.

Pas një jave në koma, mjekët francezë i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë dhe pas këtij momenti zemra e të riut pushoi përgjithmonë. Prokuroria franceze ka nisur ndërkohë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Familjarët e Florencit udhëtuan me një linjë ajrore transit duke shkuar nga Franca në Gjermani, ndërsa paradite trupi i pajetë i 23 vjeçarit do të mbërrij në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *