Partitë politike dhe disa intitucione të ndryshme kanë organizuar dreke e darka festive në prag të ndërrimit të viteve. Pikërisht këto këto organizime, autoritetet kontraktore kanë shpallur procedura prokurimi me vlerë të vogël në Sistemin e Prokurimit Elektronik, të cilat kanë si objekt dreka apo darka festive.
Pas këtij konstatimi Agjencia e Prokuorimit Publik, u ka të tërhequr vëmendjen këtyre autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura të tilla prokuorimi. Po ashtu, për këtë arsye drejtorisë e Thesarit do të bllokojnë ekzekutimin e pagesave për objekte të tilla prokurimi që konsistojnë në dreka e darka festive.
Vendim shume i drejte, bravo financave per vendimin e marre, tani e tutje te kete me kujdes sa i takon ketyre fondeve te cilat mund te vijne ne ndihme per situata me emergjente dhe te shkojne atje ku ka nevoje me shume dhe jo te shperdorohen per qejfet e zyrtareve te shtetit.