• |
ide | kryesore

Jay Z rrëfën mëkatët, publikohet sot “family feud” (Video)

Paparazzi, Slider



Të enjten reperi dhe producenti Jay Z lançoi një klip të shkurtër prezantues të këngës së tij “Family Feud” që pritet të publikohet e plotë ditën e sotme. Në video gjithashtu shfaqet bashkëshortja e tij, Beyonce, dhe vajza më e madhe e familjes, Blue Ivy. Në klipin 30 sekondësh, familja Carter duket tek viziton një kishë dhe Jay-Z shfaqet ndërsa ecën përgjatë saj duke shtrënguar fort dorën e vajzës së tij, Blue Ivy. Fill pas kësaj shfaqet një skenë e një burri dhe gruaje të paidentifikuar por që ngjasojnë me çiftin Carter, të cilët puthen në një dhomë, teksa reperi ulet në një kabinë e rrëfimit me gruan e tij të ulur në anën e kundërt. Kënga është pjesë e albumit “4:44”, i cili sipas fansave është një kundërpërgjigje ndaj albumit të Beyonce ‘Lemonade”, i publikuar një vit më parë. Në “Family Feud” Jay Z rrepon: “Më lër të qetë Becky. Një burrë që nuk kujdeset për familjen e tij nuk mund të jetë i pasur.” Ky varg mendohet të jetë një përgjigje ndaj këngës “Sorry”, ku Beyonce këndon:“ Ai bën mirë të thërrasë Becky-n me flokët e bukura.” Pas këtyre kodeve të fshehura mes çiftit nuk na mbetet gjë tjetër përveçëse të presim me padurim orën e publikimit të “Family Freud” për të parë videon e plotë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *