• |
ide | kryesore

Konfirmoi fejesën sot Kastro e mohon

F1, Paparazzi



Lajmi që Kastro Zizo do të fejohet pushtoi të gjitha portalet ditën e djeshme.

Një mesazh në WhatsApp në formën e ftesës nga familja Bega, njoftonte fejesën e djalit të tyre Klevis Bega me Elma Sulejmani, ceremonie cila do të zhvillohej në një nga resortet në kryqytet. Ceremonia do të mbahej ditën e sotme, por ndodhi e papritura.
Kastro Zizo dhe partnerja e tij nuk u paraqitën në festë, duke i lënë të ftuarit në pritje. Nga kontakti që Revista Class ka pasur me një nga të ftuarit VIP-u mësua se këngëtari kishte fikur celularin, askush nuk dinte vendodhjen e tij, por pak minuta më parë, ka reaguar Kastro. Ai ka bërë një status në facebook ku shkruan se Whats’ app-i tij ishte hackeruar dhe se nuk do të fejohej e as nuk e kishte në plan.

“Miq WhatsApp i im është hakeruar. Ndjesë për zhurmën. As jam fejuar e as në plan nuk e kam. Ndjesë sërish”, ka shkruar ai.

Një mesazh i tillë ka ngjallur sërish dyshime dhe e ka bërë edhe më të paqartë të gjithë situatën, pasi ishte vetë këngëtari i cili e konfirmoi zyrtarisht për Revista Class fejesën e tij



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *