• |
ide | kryesore

Videoklipi i Jay Z bëri “boom”, një raport familjar ideal

Paparazzi, Slider



JAY-Z dhe Beyoncé po e mbyllin vitin 2017 me një goditje tjetër dhe me shumë zhurmë në tregun muzikor. Të enjten, TIDAL publikoi një copëz nga videoklipi i ri i reperit “Family Feud”, i cili u publikua pas pak orësh.
Në këtë këngë nga albumi i tij 4:44, JAY-Z aludon për marrëdhënien e tij me “Becky me flokët e bukur” dhe natyrisht, interneti shpërtheu nga komentet pasi në video shfaqet Beyoncé. Klipi prej 30 sekondave ka personazh edhe vajzën e tyre 5-vjeçare, Blue Ivy, duke krijuar kështu një raport ideal familjar dhe një marrëdhënie të ngushtë në këtë fundvit. Komentet thonë se kjo është videoja më e mirë që JAY-Z ka shfaqur ndonjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *