• |
ide | kryesore

Historia/ Prifti amerikan pagoi mafiozët shqiptarë për t’i hequr qafe gruan

Lajme, Të fundit

Nga predikimi në kishë, në errësirën e internetit! Një predikues amerikan në Minesota, u lidh me faqen “Besa Mafia”, një faqe internet që pretendonte lidhjen me krimin e organizuar shqiptar.

Stephen Allwine, 44-vjeçar, është duke u gjykuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Fillimisht ai u lidh me faqen Besa Mafia, ku kontraktoi një vrasës shqiptar, për të bërë të mundur ekzekutimin e gruas së tij, Amy Allwine, 43-vjeçare. Për të rujtuar reputacionin e tij si predikues fetar, Stephen nuk mund të kërkonte divorc nga gruaja, kështu që vendosi ta vrasë atë dhe të mos ‘përlyejë’ duart e tij, – raporton Express. Ai thuri një plan, duke prenotuar ‘vrasjen’ e bashkëshortes në faqen e intetnetit. Gjithcka duhej të dukej si një aksident. Pagoi 6 mijë dollarë, pagesën e së cilës e bëri me bitcoin, në mënyrë që vrasësit shqiptar të mbaronin punë. Bitcoin është një mondeshë virtuale, e palegalizuar nga qeveritë.

Burri u dha të gjitha detajet e lëvizjeve të gruas së tij vrasësve me pagese, por vrasja prej tyre nuk ndodhi kurrë. Kështu, predikuesi e vrau vet gruan e tij, dhe të gjithë skemën e krimit e bëri të dukej si vetëvrasje. Ai e drogroi gruan e tij, dhe më pas e qëlloi me armë, lejen e së cilës e kishte marrë nga autoritetet në muajin gusht. Amy Allwine u gjet e vdekur më 13 Nëntor 2016 në dyshemenë e dhomës së gjumit me një plumb në kokë.

Hetuesit gjetën në telefonin e vrasësit, bisedat e Stephen Allwine me vrasësit virtualë. Stefani ofronte në kishë këshillime martesore për çifte. Ai dhe Amy kanë një fëmijë të adoptuar.

Të gjitha konfliktet në cift e deri në dëshirën e tij për të vrarë gruan, nisën pasi Stephen Allwine, ra në kontakt me një faqe interneti “Ashley Madison”, dhe aty nisi të njihte gra të tjera. Aq shumë u përfshi, saqë gruaja e tij i dukej një “pengesë”.

“Ai po shihte gra të tjera, por nuk donte ta divorconte bashkëshorten e tij për shkak të pozicionit të tij në kishë”, tha prokurori Jamie Kreuser në gjyqin e kësaj jave, raporton Star Tribune. Prokurorët që kanë folur në gjyq, thonë se nuk besojnë që faqja e internetit “Besa Mafia” të ketë vrasës realë shqiptarë. Sipas tyre, bëhet fjalë vetëm për një mashtrim. E kjo, nisur nga fakti i thjeshtë, se predikuesi fetar i pagoi lekët, por vrasja e gruas së tij nuk ndodhi nga ‘mafiozët’ shqiptarë të internetit./express

1 Comment

  1. Qe e bejne burrat shqiptare kete gje e di por amerikanet nuk e di sepse ata e kane shume me kollaj te bejne divorc.Shqiptaret e bejne sepse jane kriminele me grate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu