• |
ide | kryesore

Tirana, Abdullahu drejt firmës: Shehi e pëlqen, 19 vjeçari ka edhe eksperiencë

-Instant, Sport
Abdullahu



Një kosovar e nga Besa. Një binom që kur vjen puna te portierët duket se funksionon gjithnjë. Visar Bekaj për një tre vite u bë një pikë fikse e bardhebluve, ndërsa Alban Hoxha nga Besa shkoi te Partizani për të arritur deri në kombëtare. E tani Tirana është pranë firmës me Mustafë Abdullahu, portieri kosovar i Besës, në provë te bardheblutë.

Mustafë Abdullahu duket se është në fakt fare pranë firmës. Sipas asaj që mësohet, tekniku Orges Shehi duket se e pëlqen 19 vjeçarin që është duke u stërvitur me nënkampionët, por ende pa firmosur. Djaloshi është vërtetë i ri, por ka eksperiencë duke qenë se ka luajtur me Llapin, Ferronikelin dhe këtë sezon me Besën, ndonëse me kavajasit ka patur më shumë minuta. Abdullahu ka rënë në sy të klubeve, edhe të huaja, me nivelin e treguar dhe Besa ka refuzuar disa oferta për portierin. Mardhëniet me Tiranën, sic tregon edhe periudha e provës para startit të Kategorisë së Parë, janë të mira dhe nëse Shehi bindet Abdullahu mund të jetë lëvizja e fundit e kryeqytetasve.

Dëmtimi i rëndë i portierit Gentian Selmani, i thirrur në çështje për të zëvendësuar të larguarin Bekaj, i ka detyruar kryeqytetasit të rikthehen në merkato. Bardheblutë e gjejnë veten tashmë me 43 vjeçarin Ilion Lika, titullar ndaj Dinamos dhe 18 vjecarin Kiri. Mosha e të parit nuk jep shumë garanci, ashtu si mungesa eksperiencës e djaloshit, që mund ta gjejë veten të mbajë peshën e skuadrës në moment të caktuara. E tashmë, pas javës së parë të kampionatit të konsumuar, bardheblutë e kanë merkaton të hapur vetëm për një portier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *