• |
ide | kryesore

Mohoi origjinën, Eleni Foureira përfaqëson Qipron në Eurovizion

Paparazzi, Slider



Eleni Foureira është një ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës greke. Është prezantuar gjithmonë si këngëtare latine, por origjina e saj është shqiptare dhe emri i saj i vërtetë është Entela Fureraj.

Këngët e saj janë shndërruar në hite në Greqi dhe këtë vit të gjithë prisnin që ajo t’i përfaqësonte në Festivalin Europian. Por sipas portaleve greke, ajo dhe kompozitori Alex Papaconstantinou janë duke regjistruar këngën që do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion 2018.

Gjithashtu edhe shtëpia diskografike e Eleni Foureira-s konfirmoi që enti publik televiziv qiprioit i ka propozuar zyrtarisht këngëtares për të përfaqësuar shtetin ishullor në Lisbonë. Ndërkohë të gjithë po presin konfirmimin zyrtar të Entelës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *