• |
ide | kryesore

Përse të gjithë yjet mbanin një trëndafil të bardhë në “Grammy Awards”

Paparazzi, Slider



Edicioni i 60-të i Grammy Awards solli një risi gjatë kalimit në tapetin e kuq. Shumë artistë u shfaqën duke mbajtur në dorë apo duke përfshirë në veshjen e tyre një trëndafil të bardhë. Por kush është kuptimi i këtij trëndafili? Në fakt, e gjithë kjo sipërmarrje është pjesë e solidaritetit të artistëve ndaj protestës kundër ngacmimeve seksuale dhe pabarazisë në këtë indurstri. Lëvizja “Time’s Up”, e organizuar nga dy producentë muzikorë Meg Harkins dhe Karen Rait, u kishte bërë më herët thirrje të gjithë artistëve të mbështesnin kauzën duke u shfaqur në Grammys me nga një trëndafil të bardhë.
“Kemi zgjedhur trëndafilin e bardhë sepse, historikisht, ai është simboli i shpresës, paqes, simpatisë dhe rezistencës. Bota është duke parë. Merrni me vete një trëndafil të bardhë.” – shkruhej në një pjesë të letrës. Lëvizja mori përgjigjen e shumë artistëve. Rita Ora, Lady Gaga, Kelly Clarkson dhe Pink ishin disa nga ata që u shfaqën me një trëndafil të bardhë gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Më poshtë gjeni listën e plotë të artistëve që mbështetën këtë lëvizje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *