• |
ide | kryesore

Përveç këngëve dhe veshjeve këto ishin fjalimet më të mira në “Grammy 2018”

Paparazzi, Slider



Evente të rëndësishme, si Grammy Awards apo Oscars, përcjellin emocione jo vetëm për personazhet e famshëm që presin të fitojnë çmime dhe fansat e tyre, por japin dhe mesazhe e transmetojnë vlera.

Këto ishin fjalimet më të mira të mbrëmjes së djeshme:

• Bruno Mars pranoi çmimin ‘Albumi i Vitit’ pak pasi rrëmbeu një Grammy për ‘Regjistrimi i Vitit’ dhe ‘Kënga e Vitit’. Ai u shpreh që gjithçka donte me këtë album ishte që të bënte njerëzit të kërcenin.

• Kendrick Lamar pranoi çmimin për ‘Albumin Më i Mirë Rap i Vitit’. “Ky është një çmim special.” – tha ai. Lamar theksoi që tashmë kishte mësuar se çfarë do të thoshte të ishe artist. “Mund të shprehesh veten e të hedhësh atë bojën në telajo që bota të zhvillohet dhe brezi që vjen gjithashtu. Për këtë më ka ndihmuar hip hop-i.” Reperi nuk hezitoi dhe të tregonte mirënjohje për artistët e tjerë në sallë: Jay-Z, Nas dhe Puff Daddy, që Lamar ende i quan idhujt e tij.

• Camila Cabello nuk hezitoi të ngrinte zërin për imigrantët. “Në këtë sallë plot me ëndërrimtarë të muzikës, ne kujtojmë që ky shtet u ndërtua nga ëndërrimtarët, për ëndërrimtarët që ndiqnin ëndrrën amerikane.” – tha këngëtarja dhe fjalimi i saj u ndoq nga shumë duartrokitje. Camila tregoi se si familja e saj kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa asnjë para në xhep dhe i kishin mësuar asaj se ç’do të thoshte të punoje dyfish e të mos dorëzoheshe kurrë. “Ne nuk duhet t’i harrojmë fëmijët e duhet të luftojmë për ta.” – e mbylli këngëtarja fjalimin e saj për të ftuar më pas U2 në skenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *