• |
ide | kryesore

Vjollca Hoxha prezanton Ben Blushin: Nga sot do të jetë drejtori i përgjithshëm i Top Channel

Lajme, Të fundit



Nga sot Ben Blushi do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel. Këtë lajm e ka  dhënë vetë Presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha. Ajo përmes një komunikimi me drejtuesit e departamenteve të Top Channel, ka njoftuar këtë vendim .

Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e Top Channel se duke filluar nga sot z. Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel. Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse.

Dua t’i siguroj të gjithë se Top Channel i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, – thuhet në komunikimin e Presidentes Vjollca Hoxha.

Pak ditë më parë Blushi hoqi dorë nga drejtimi i partisë së tij LIBRA, si dhe njoftoi se do të largohet nga politika për ca kohë. Siç duket këtë kohë ai ka vendosur t’ia kushtojë gazetarisë si drejtor në Top Channel.

 



9 Comments

  1. Pra V. e Tanit te Topit deklaroi publikosht se do te punoje kunder Edi Rames dhe qeverise se tij…ne momentin qe vuri drejtor Blushin. Mesa duket, rrota s’eshte vajisur mire

  2. Edhe ne TV ky birbo pa asnje bythe do te ngaterroje dynjane.Me demek se do te sjelli ide te reja do ti fusi ne nje sherr qe as vete Vjollca nuk do te mbaje.Sic duket Fevziu e paska pase doren shume te gjate.Libra e kujton me “nostalgji” kete karafil egoist .

  3. Deri dot ky gjiriz mediatik ka qene ZP elektronik ne sherbim te Parties.Te gjithe e dine.Mbetet te shihet a do jeté ne sherbim te publikut dhe qytetareve.

  4. Rralle here kur top kanali jepte dicka kunder partise,gjithe bota habitej.Aq fanatik ishte ndaj partise.Tashi Jane prishe pazaret dhe shoqja pronare mund ta ktheje kanalin ne Patllake pèse motivation ne mitralier te mire’

  5. Filipi eshte Fuat Cela i Partise.E ka kthy Fiks si flete- rrufete e vitit ’67.Per sherbimin fanatik ndaj Parties,ja shperbleu Édi Rama me djalin ne postin ku luhen miliona’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *