• |
ide | kryesore

Hetimet e SPAK/ Tedi Blushi i dhuron “prangat” Erion Veliajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të drejtorit të përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tushe, opozita ka kërkuar që SPAK të arrestojë edhe Erjon Veliajn për firmën që ka hedhur për inceneratorin e Tiranës. Ndaj në fillim të mbledhjes së këshillit bashkiak këtë të premte, kur Veliaj ka nisur fjalën, këshilltari bashkiak Tedi Blushi i është afruar dhe i ka “dhuruar” një palë pranga si simbolikë të përgjegjësisë që duhet të mbajë kryebashkiaku. Video më poshtë:

“I dhurova sot Erjon Veliaj një palë pranga në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale. Prangat janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite. Prangat janë ndëshkimi për betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës. Prangat janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara. Prangat janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji!” ka shkruar Blushi në rrjetet sociale pas këtij gjesti.

Në pak sekonda, mbledhja është ndërprerë dhe është thirrur policia bashkiake për të nxjerrë jashtë Blushin. Ky incident shënoi mbledhjen ku u votua pa diskutime buxheti i vitit 2024 për Bashkinë e Tiranës.



13 Comments

  1. Të ishe ndonjë tjetër edhe mund ta përcillnim këtë, por ti je kamikazi i Metës dhe Monës. Personaliteti zero.

    1. PËRSHEMBULL TË KISHTE QENË NDONJË KURVË SI TI, JOTË MË APO NDONJË KURVË TJETËR E FAMILJES-KURVË NEOKOMUNISTE!

      1. me kurve se nona dhe motra jote nuk besoj te kete Zaten gjithe bythqiret qe i shkojne mbrapa komunistit Salih Berisha keshtu jane …kurva

  2. I pa ftyri, pa karakter, mashtrues, hajdut, butak, tinezar klloun,99, ,,,,Mos prisni veprim na kjo drejtesi e dirigjuar dhe e komanduar qe denoncimet qe jane ber , sigurisht mbi fakte e shkresa, qe kjo bande hajdute qeveritare kane vjedhur miliona, miliarda leke nga taksat e populit, por drejtesi nuk e ka mendjen tek korrupsioni e vjedhjet jo, por e ka nga politika.Ata, drejtesia, e dine mire e qarte se kush jane horrat hajdute qeveritare, aty i kane te vertetuara nga denoncimet, por i mbulojne, krijone alibira, rrethana te tjera qe te humbe vemendja nga hajduti i madh i pushtetite qarku bashkepuntor i tije.Kete edhe vete ata, prokuroret e dine, por nuk mendojne se e nesermja do i marre edhe keta sabotues te ligjit nen hetim mbi te gjitha shkeliet qe bejne ne kete kohe.Ai, ajo, qe ka besim se kjo drejtesi po punon, apo po zbato ligjin, mundet te jete i dehur, pa aresye, llogjike ne nji shtet demokratik.Besimi per kete institucion drejtesie eshte shterrur, e vazhdo pikiata, kete duhet ta dine e mesojne edhe shtetet kontributore se cna kane bere me kete reforme, vete riperterine hetuesit e ish sistemit qe vetem e sabotuan ate.Le ta gezojne trashegimtaret.

  3. Ajo që e bën te nxituar dhe që mund te nxjerrë blof Berishën është versioni që gjykata mund ta shpallë të pafajshëm Berishën dhe këtu pastaj skenari i tij do të zhvlerësohej e tretej si kripa në ujë. Pra meqë jemi në këtë rrafsh supozimi, shtrohet pyetja: nëse Berisha shpallet i pafajshëm, është Edi Rama ai që ka urdhëruar pafajësinë e tij apo gjykata?! Se i bie të falënderojë Edi Ramën publikisht pastaj për avokaturën falas që e shpëtoi nga burgu.

  4. Si do qe te rretullohet nuk vonon O RAMA O VELIA NJERI NGA KETA IKEN IKEN SEPSE RAMA VETEM VELIAN KA FRIK TANIME DHE ANJE TJETER.POR MUND QE VELIA TA HEDHE RAMEN NE TUC

  5. Po ty nuk te ben pershtypje qe vidhesh çdo dite or Koke bole apo ti vjedh per vete me ndonje tender Bashkie. Ky Iliri qe thua te solli ne pushtet ate Karin me brekushe dhe Veliken Sorrosiane qysh atehere vazhdojne e vjedhin ça ti dali perpara kap ça te kapesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *