• |
ide | kryesore

“Në burg, drejtorët dhe Erion Veliaj për inceneratorin që nuk ekziston!”

Arkiva, Lajme, Të fundit
tedi blushi



Këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë protestuar sot përpara bashkisë së Tiranës për hetimet e njëanshme dhe të cunguara të SPAK-ut lidhur me aferën qindramilionë euro të inceneratorit të Tiranës, për të cilën ata bëjnë përgjegjës si ideator dhe përfitues, kryebashkiakun socialist Erion Veliaj.

Këshilltari Endrit Braimllari deklaroi se “Erion Veliaj nuk mund t’i ikë përgjegjësisë tij, firmave të tij, nga kjo aferë korruptive. Nuk mundet që drejtorët e bashkisë së Tiranës, me skenar të drejtpërdrejtë të Erion Veliajt, të shpëtojnë Erion Veliajn nga kjo aferë korruptive, pasi Erion Veliaj ka vepruar në bashkëpunim me ta dhe tanimë kjo është e verifikuar, ndaj ne kemi një apel që të kemi një hetim të thelluar për të shkuar tek përgjegjësi kryesor, tek Erion Veliaj.

Erion Veliaj ka pasur dijeni për inceneratorin e Tiranës, ka marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak; po me firmën e Erion Veliajn janë propozuar në komisionin e vlerësimit të ofertave dy drejtorët e tij, të cilët kanë mbrojtur drejtpërdrejt, aferën korruptive të Erion Veliajt dhe kanë mbrojtur porositë që jepte Erion Veliaj.

E kemi thënë edhe më parë që çështja e inceneratorit nuk duhet të jetë thjesht një çështje e izoluar, por duhet të ketë një hetim të thelluar, një hetim të fortë për të zbardhur të vërtetën sepse janë qytetarët e Tiranës, që me taksat e tyre paguajnë çdo ditë, faturat marramendëse të një inceneratori që nuk ekziston”, theksoi Brahimllari.



5 Comments

  1. youtube – “MVRDV and Albanian government builds the new “innovation center” on privat land without permission.”

    is tittle of the youtube video i uploaded explaining the plan of Katowica on the stolen land of piramida/tirana

  2. Ish-deputeti: ‘Rithemelimi’ si strukturë ushtarake, Berisha luan rolin e viktimës si i burgosur politik,por shpellkaret e cecenet e tij qe e mbeshteten keto dy vite nuk e rruajn se cfare po i ndodh liderit serb salih berisha,te gjithe e kane lene rrugeve te tirones si Gezim Kulufi dikur,kete shpellkare nen ze thone qe shyqyr qe erdhi kjo dite qe salihu te shperblehet per ate qe mbolli per 30 vjet,tani ketij trimi serb i ka ngelur vetem te vrase veten kur del ne konferenc per shtyp live dhe pastaj bota do ta vlersoj.ndihmojeni plakun serb salih qe te shkoje ne parajse dhe argita mer partine e rithemelimit.Paska dale dhe brehimi i monikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *