• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët një autobus tek “Zogu i Zi”, panik tek udhëtarët

Lajme, Të fundit



Një autobus është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet duke shkaktuar panik tek udhëtarëtm por edhe tek kalimtarët nga frika e ndonjë shpërthimi të mundshëm.

Ngjarja ndodhi në afërsi të sheshit “Shqiponja” duke ardhur në drejtim të Zogut të Zi. Fillimisht flakët kanë rënë në pjesën e motorit dhe më pas e gjithë pjesa e përparme është përfshirë nga zjarri.

Udhëtarët janë zbritur menjëherë nga autobusi, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *