• |
ide | kryesore

Rashica firmos te Werder Bremen për një shifër rekord (FOTO)

Sport



Milot Rashica nuk e ka fshehur lumturinë që do të luajë në një klub me traditë në Bundesligën gjermane. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar një kontratë me Werder Bremen pasi kaloi testet mjekësore.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Werderi nuk ka bërë publike detajet e kontratës së Rashicës me klubin dhe as shumën e transferimit të tij.

Tabloidi gjerman Bild shkruan se Rashica është ndër futbollistët më të shtrenjtë në historinë e klubit, i cili ka kushtuar 7.5 milionë euro.

Vetë lojtari, për faqen zyrtare të klubit është shprehur: “Jam shumë i lumtur që do të jem në gjendje të luaj në një klub kaq të madh dhe me traditë në Bundesliga”. Ai e ka cilësuar kalimin në Werder si hap shumë të rëndësishëm.

“Për mua, kalimi te Werderi është hap i madh. Jam i bindur se do të përmirësohemi shumë shpejt si skuadër dhe unë personalisht mund të zhvillohem këtu”, – ka shtuar ai. Këtë pasdite ai do të dalë në stërvitje me skuadrën e re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *