• |
ide | kryesore

Video/ Rashica shemb Izraelin: Kosova fiton ndeshjen e shtyrë dhe kërcënon vendin e tretë

-Instant, F1, Sport, Video
Rashica



Milot Rashica i jep tre pikë të çmuara Kosovës, që mposht 1-0 Izraelin, në ndeshjen e shtyrë për kualifikueset e Euro 2024. Skuadra e drejtuar nga Gliha rrëmben suksesin, një muaj pasi ndeshja u shty, për shkak të luftimeve në të cilat u përfshi Izraeli. “Dardanëve”, në fakt, u duhej me çdo kusht fitorja për të provuar të mbajnë gjallë shanset për kualifikim.

Ne presionin e rezultatit, Kosova arriti të mposhtë Izraelin në ‘Fadil Vokrri’ me rezultatin minimal 1-0. Dardanët bënë një ndeshje ofensive, duke krijuar volum loje e shumë raste për shënim. Muriqi në minutën e 30 u ndal nga portieri kundërshtar, por goli ishte në ajër. Në minutën e 41, pikërisht një asist me kokë i Muriqit u shfrytëzua nga Rashica që përballë portierit nuk gaboi. Veprim inteligjent në shpejtësi i sulmuesit, që iu shmang dy mbrojtësve izraelitë, edhe pse terreni i rënduar në “Fadil Vokrri” e bëri të vështirë.

Në pjesën e dytë, Izraeli u vu sërish nën presionin e kosovarëve, që imponuan lojën, duke shkuar disa herë pranë dyfishimit. Kastrati, por edhe vetë Muriqi e Bytyqi patën rastet për të siguruar rezultatin. Sidoqoftë, në fund mjaftoi vetëm goli i shënuar nga Rashica për të bërë diferencën. Fitorja e dytë radhazi e të besuarve të teknikut Gliha, që e ngjit skuadrën në kuotën e 10 pikëve në grupin e saj, vetëm 1 më pak se Izraeli i vendit të tretë.

Lexo më tej: Video/ Muriqi një përbindësh: dy gola korigjojnë autogolin dhe kapin Zvicrën e shqiptarëve

SITUATA NË GRUP

Në fakt, është një fitore më shumë morali për Kosovën, sepse kualifikimi duket i vështirë. Sidqoftë, vendi i tretë është vetëm një pikë larg. Me këtë humbje, Izraeli është me 11 pikë, 4 dhe 5 pikë distancë respektivisht nga Zvicra dhe Rumania me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *