• |
ide | kryesore

Video/ Partizani fundoset në Korçë nga një penallti: Skënderbeu fiton me një goditje në portë

-Instant, F1, Sport, Video
Rashica



I pathyeshmi i fundit i kampionatit ra në Korçë. Partizani del me zhgënjimin se humbi një ndeshje që mund ta kishte fituar, me diferencë madje. Shumë raste të shpenzuara nga të kuqtë dhe në fund vendosi një penallti. Rashica nuk gaboi në të vetmen mundësi që bardhekuqtë patën mundësinë të godisnin portën kryeqytetase.

1-0 në Korçë dhe Skënderbeu i gëzohet një tjetër fitore, këtë herë duke nxjerrë në pah anën cinike të tij. Një tentativë dhe një gol, mjaftoi për të vënë përfund një Partizan shpenzues. Zekic këtë herë mund të ketë të drejtë të ankohet për gabimet nën portë të sulmuesve të tij. Partizani ka kontrolluar lojën dhe koleksionuar raste pafund. Që nga minutat e para u kuptua lloji i ndeshjes që do të luhej, por Cara, Atanaskoski dhe Grezda nuk kaluan dot portierin Alia.

Mbrojtja e skuadrës së Skënderbeut ishte e vëmendshme dhe u mundua të mos lejonte hapësira. Alia në fakt u bë protagonist në pjesën e dytë me pritjet e tij ndaj Mba dhe Da Silva.

NJË GODITJE PËR FITOREN

Skënderbeu priti, duke ngritur një mur, e goditi në një mundësi të vetme. Liço fitoi një penallti, të akorduar me VAR, pas ndërhyrjes së Koçijan. Nga pika e bardhë, u paraqit Rashica, pas dy gabimeve radhazi javën e kaluar të Liços. Goli i mjaftoi korçarëve për të marrë tre pikët dhe për të marrë suksesin e dytë radhazi. Partizani ndalet pa pikë për herë të parë në këtë sezon dhe e sheh veten -5 nga kreu, por me dy ndeshje për të rikuperuar.

Lexo më tej: “Final 4”, por unë preferoj edhe Kupën”: Edi Martini pa ‘frena’ pasi mundi Egnatian

Skënderbeu është kthyer përsëri në grupin e skuadrave pretendente për FINAL FOUR të Superiores. Bardhekuqve i mjaftoi një goditje e vetme në portë, Partizani vazhdon të mos ketë një goleador.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *