• |
ide | kryesore

Lindita Nikolla: Dorëhiqem po dështoi nisma “3 lëndë në 6 orë”

Lajme
nikolla1.jpg



Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për nismën “Tri lëndë në gjashtë orë” e cila do të praktikohet që nga data 1 shkurt në arsimin parauniversitar. Albana Vokshi kërkoi shpjegim se cili e propozoi këtë nismën dhe nëse është e konsultuar duke u shprehur skeptike që nis të aplikohet në mes të vitit shkollor. Ministrja shpjegoi arsyet e vendimit.

Nga raportimet e shkollave u kërkua adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator” – tha Nikolla. Po ashtu ministrja Nikolla është përgjigjur se nës kjo nismë dështon atëherë ajo do të jepte dorëheqjen.

Vokshi: Do jepni dorëheqjen nëse dështon?

Nikolla: Patjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *