• |
ide | kryesore

U kallëzua nga Gaz Bardhi, Nuk nisin hetimet ndaj Lindita Nikollës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lindita



Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka miratuar vendimin e SPAK për të mos nisur hetimet ndaj kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla.

Kjo e fundit u padit nga kryetari i Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për shpërdorim detyre.

Kallëzimi i Bardhit u bë rreth një muaj më parë me pretendimin se Nikolla kishte lejuar që brenda sallës së Parlamentit, punonjësit e gardës së ishin me armë.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Gazmend Bardhi, me cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të bërë ndaj shtetases Lindita Nikolli me cilësinë e Kryetares se Kuvendit të Shqipërisë, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 245 të vitit 2023, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.11.2023 vendosi: “1. Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin penal Nr. 245 të vitit 2023. 2. Vendimi t’u njoftohet të interesuarve. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga njoftimi i vendimit.”.
Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 11.12.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 248 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 496, datë 22.12.2023, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 245 datë 08.11.2023”, datë 22.11.2023.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen ankuesit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 22.12.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar



8 Comments

  1. Berisha e cilëson dhunën të papranueshme. Ai siguronte se kurrë nuk do të bënte këto veprime kundër asaj që ai e quante tempullin qendror të shtetit.

    Por faktet flasin vetë, pasi gjatë gjithë kësaj periudhe, opozita ka tentuar të bllokojë punimet e Kuvendit duke ndezur zjarr dhe hedhur gaz lotsjellës për të mbrojtur imunitetin e Berishës i cili akuzohet për korrupsion.

  2. Akoma lehin keta zuzare ne mbrojtje te atij parlamenti ne i thencin.Aty mblidhen deputete qe te veprohet ne baze te kushtetutes, pozite, opozite . Ne diskutimet , ligjet, komisionet, ndryshimet eshte domosdoshmeri qe opozita te marre pjese ne mendimet e kontrollin e veprimtarise se pushtetit. Por a eshte zbatuar nje gje e tille nga ky parlamet, hic fare, kurre, opozites i wshte mbyllur goja dhe i wshte hequr e drejta e mendimit me urdher te guakes, sherbyeses se urdhrave te Rames, e dipllomuara me copie dipllome,me mesataren 5,5,,ja kush na e drejton ate injorance parlamenti. Ne ket rast cduhet te bejne opozitaret ti nenshtrohen diktatit qeverises dekadent,,, kurre, Si perfaqesues te asaj pjese te popullit opozitar qe i perdhunohet e drejta ne altarin qe populli i ka cuar ne perfaqesim, kur ata dhunohen nga shumica, jo tym, por flake tia nxjerrin atij parlamenti figurativ, sepse eshte cerdhja ku pushteti i maskarenjeve nuk njohin e zbatojne kushtetuten, e kur ndodh kjo, me doemos duhet rrevolte, rrevolucion, sepse demokracine po e degjenerojne e po e interpretojne sipas deshires se karieristit bandito korruptuesit RAMA.

  3. Normal.
    SPAKu eshte vetem per te goditur opoziten ose ndonje nga zagaret e Rames te cilet guxojne sadopak ti dalin kundra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *