• |
ide | kryesore

Osvaldo Rios akuzohet për përdhunimin e Shakirës

Paparazzi, Slider



I fitoi zemrat e shqiptarëve në fund të dekadës së fundit të shekullit të XX-të, kur u shfaq në serialin e famshëm “Kasandra”.
Aktori kryesor i kësaj telenovele, Osvaldo Rios, kujtohet si person i mirë dhe i keq, pasi ka interpretuar karaktere të tilla në këtë vepër artistike.
Ai tani është 57-vjeç dhe herë pas here sjell imazhe të ndryshme në llogaritë personale të rrjeteve sociale.
Por ajo, që hedh një njollë të madhe në karrierën e tij, është fakti se po akuzohet për përdhunimin e këngëtares së njohur, Shakira, me të cilin kishte qenë në lidhje vite më parë.
Ky lajm doli në sipërfaqe, kur kaloi tre muaj burg për rrahjen e një prej vajzave të tij.
“Kjo është qesharake. Një nga gënjeshtrat më të mëdha që janë shpikur. Shakira vetë tha, se unë isha sjellë si princ ndaj saj”, tha Rios.
Këngëtarja kolumbiane deri më tani nuk ka folur publikisht rreth këtij rasti, duke shtuar zërat se një gjë e tillë të ketë ndodhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *